Këngëtari i njohur e thotë hapur se ka refuzuar Era Istrefin për të bashkëpunuar në muzikë

Këngëtari Sergio së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku përveç projekteve të tij, foli edhe për bashkëpunimet, shkruan GazetaBlic.

Sergio tregoi hapur se dikur kishte refuzuar këngëtaren tashmë me famë botërore, Era Istrefin.

Ai tregoi se kjo ka ndodhur në vitet 2013-2014 pasi atë periudhë atij i duhej të lansonte vetëm këngë solo.

“Është refuzuar si bashkëpunim nga unë sepse plani i këngëve të mia duheshe se s’bën të publikoheshe solo.

Jo se unë pata diçka që Erës nuk i përshtateshe këngës, aspak Era i përshtatet shumë shumë perfekt, por thjesht plani i këngëve të mia ishte ndryshe dhe për momentin e refuzova.

Ka qenë viti diku 2013-2014. Unë e përgëzoj shumë Erën për suksesin që ka arritur”, tha Sergio.

SHPËRNDAJE