Këngëtarja kosovare së shpejti bashkëpunim me Eminemin

Rita Ora ka njoftuar se së shpejti do të publikojë albumin e saj të dytë, i cili mban titullin ‘Phoenix‘ dhe do të përmbajë 16 këngë.

Lajmin e bëri publik ndërsa ishte e fruar në një emision radiofonik ‘Capital FM‘ në Londër.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zbuluar ndër të tjera edhe një lajm sensacional. Së shpejti Rita do të publikojë edhe një super bashkëpunim me një reper të njohur.

27-vjeçarja me origjinë nga Prishtina në fillim nuk ka dashur që të bëjë publik emrin e këtij reperi, por pas këmbënguljes se dy spikerave të radios, ajo pranoi ta zbulojë shkruan Zëri, përcjellë GazetaBlic.

Bëhet fjalë për reperin amerikan ‘EMINEM‘, i cili vetëm pak javë më parë ka publikuar albumin e tij.

Rita ka preferuar të mos japë detaje të tjera rreth këtij bashkëpunimi, por tha vetëm që “është në fazat e fundit dhe se nëse ia arrijmë ta publikojmë, do të jetë një hit i jashtëzakonshëm”.

Kënga e fundit që rita ka publikuar, është “Let u love me”, që është pritur shumë mirë nga publiku.

SHPËRNDAJE