Këngëtarja shqiptare bëhet ‘horë’ në urimin e ditëlindjes së Elvana Gjatës

Elvana Gjata feston ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 32-të. Dhe pas rikthimit në Instagram, ajo ka vendosur që të rikthehet pas në kohë, ekzaktësisht një vit më parë kur për ditëlindje mendoi të bënte diçka ndryshe: një koncert të thjeshtë për të promovuar këngët e albumit të ri EP “3”, intim, por edhe spektakolar në mënyrën e tij të veçantë.

Në postimin e djeshëm Elvana gjeti rastin të falenderonte sërish bashkëpunëtorët e albumit, Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, të cilët bashkë shkruajtën tekst e muzikë duke krijuar këngë që do të mbesin përherë në muzikën shqiptare.

Elvana ka marrë shumë urime nga kolegët e saj, mes të cilëve edhe Albërie Hadërgjonaj, por kjo dashje apo pa dashje ka bërë një gafë.

Albërija e ka ngatërruar Elvana Gjatën me Pirro Cakon, pasi në komentin e saj shkruan:

Happy birthday Pirro love u”.

Faktikisht Elvana ka festuar dje ditëlindjen dhe jo Pirro Çako.