Keni probleme me gjumë? Ja si të flini brenda një minute

CDC numëron rreth 70 milion amerikan dhe shumë të tjerë jo-amerikan të cilët kanë probleme me gjumë.

Nëse jeni njëri nga ata persona që lufton shumë për të rënë në gjumë, profesori nga Harvardi Dr. Andrew Weil ka shpikur një teknikë të frymëmarrjes, e quajtur ‘teknika 4-7-8′, që ju bën të futeni në gjumë brenda një minute.

Teknika është e lehtë për t’u bërë por duhet bërë ushtrime që ta perfeksiononi atë, transmeton Lajmi.net.

Rrini në një pozitë të rehatshme, duke qëndruar ulur apo shtrirë.

Sigurohuni që shpina juaj të jetë e drejtë.

Vendosni majën e gjuhës në dhëmbët e sipërm të përparme.

Merrni frymë përmes gojës, dhe numëroni deri në 8 para se të thithni përsëri frymë.

Përsëriteni këtë cikël katër herë dhe ju duhet përfundimisht që të bini në gjumë para përsëritjes përfundimtare.

Si funksionon kjo?

Stresi ditor dhe ankthi shtojnë adrenalinë në gjakun tuaj. Kjo bën që zemra të rrahë më shpejtë dhe frymëmarrja juaj të jetë më e shpejtë dhe më e shkurtër.

Ky ushtrim zgjatë frymëmarrjen, duke ju bërë kështu që të thithni më shumë oksigjen dhe t’i ngadalësoni rrahjet e zemrës pak.

Kjo teknikë në mënyrë natyrale ndihmon në relaksimin e trupit tuaj.

SHPËRNDAJE