“Keni vrarë të gjithë dëshmitarët” – tallja e gazetës propagandistike ruse me Ramush Haradinajn

Gazeta propagandistike ruse “Sputnik”, versioni serbisht, ka publikuar një video – parodi të intervistës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për televizionin serb “Happy”.

Parodinë e ka bërë Boris Malagurski, një serb nga Kanadaja, i cili merret me produksion televiziv dhe punon si spiker televiziv.

Ky i vetëquajtur “shoumen” Haradinajn në këtë klip të montuar e paraqet si kriminel lufte, vrasës, diler të drogës, narkoman, e deri te homoseksual.

Videoja është publikuar në Youtube-kanalin e “Sputnik Serbia”, medium ky që financohet nga qeveria në Moskë.

Intervista origjinale e Haradinajt për televizionin serb shkaktoi reagime të shumta në Serbi. Ndër ata që shprehën revoltën ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se s’e kupton se si, përderisa asnjë medium kosovar nuk dëshiron ta dëgjojë se ç’ka për të thënë ai, një televizion serb bën intervistë me Haradinajn. Në këtë intervistë Haradinaj foli edhe për fenë, duke cekur se në të kaluarën shqiptarët kanë qenë katolikë, gjë që shkaktoi reagime të shumta edhe nga islamistët në Kosovë.

Periskopi ua sjell videon e plotë të përkthyer me tekst në shqip, nga serbishtja:

Intervistuesi: Ramush, ti je një kriminel lufte. Ju u gjykuat edhe nga gjykata e Hagës.

Ramushi: Po unë u padita.

Intervistuesi: Ju jeni i lirë.

Ramushi: Po, dhe a e dini përse?

Intervistuesi: Sepse keni vrarë të gjithë dëshmitarët.

Ramushi: Po

Intervisutesi: Sa i keni vrarë, nëntë, dhjetë?

Ramushi: 10 njerëz? Jo, jo, ndoshta më shumë.

Intervistuesi: Gjykata, të varurit nga droga, provokimi i pavarësisë në Kosovë. Ishte një shaka apo jo. Ju e kuptoni, ka shumë drogë në Kosovë.

Ramushi: Nuk pot e kuptoj për çfarë droge bëhet fjala?

Intervistuesi: A je gjithmonë kaq budalla për punën që bën?

Ramushi: Nuk ka drogë, ne nuk bëjmë drogë.

Intervistuesi: Po në lidhje me këtë që kam në tavolinë? Ose kjo kokainë që kam gjetur në tualet?

Ramushi: Është një situatë e çuditshme.

Intervistuesi: Ti mua, ti, përton. Dëgjo, ti e di se Arkan nuk mund të më vrasë, dhe mendon se mund të më vësh në maje të gishtit? Bast? Përgjigju të gjithëve pozitivisht.

Ramushi: Përgjigja është – çfarë do të bëjmë?

Intervistuesi: Kjo nuk është përgjigja, por pyetja. Sa budalla jeni.

Ramushi: Epo, është sabotim disi.

Intervistuesi: Nuk është, ju më keni mërzitur mua, kështu që unë luaj me zjarrin. Por kam dëgjuar nga ju para se të bëheni një terrorist profesionist dhe filluat karrierën si aktor amator.

Ramushi: Jo, jo nuk isha amator.

Intervistuesi: Pra, ishit profesionist. Më bëj një njeri që është në gjumë dhe që po përpiqet të qëndrojë zgjuar. A keni luajtur në një film?

Ramushi: Po

Intervistuesi: Sikur të mos ishte një film për të rritur?

Ramushi: Po

Intervistuesi: Dhe çfarë kualifikimi keni ju për këtë rol?

Ramushi: Doka

Intervistuesi: Që do të thotë, drogë, pornografi… A keni ndonjë martesë tjetër?

Ramushi: Epo, pijen në parim e dua.

Intervistuesi: Çfarë ju pëlqen të pini?

Ramushi: E pra, rakia nga kumbulla është rakia jonë më e mirë.

Intervistuesi: Mund të pish disa skllevër.

Ramushi: Urdhëroni

Intervisutesi: Asgjë asgjë. Shoqëruesi im shpesh ju sheh me burra që ju mbajnë duart.

Ramushi: Ka disa të vërteta në atë që ka thënë i Shenjti.

Intervistuesi: Sa burra ishit ju?

Ramushi: Tani, nëse po flasim për numrat … milion kosovarë.

Intervistuesi: Si i keni fituar një milion kosovarë? A keni qenë me të gjithë ata?

Ramushi: Të gjithë ata që ishin, gjithmonë u rrethoja prej tyre.

Intervistuesi: Është e rëndësishme të uleni dhe të jeni të lumtur. Ju faleminderit për vrasjen e Serbisë.