Keqmenaxhimi: Gjysma e rezervave shtetërore të 2019-ës u shpenzuan vec për tre muajt e parë

Në kohën kur edhe Kosova u godit nga Koronvirusi, edhe nevoja për mjete financiare është më e madhe.

E për këto arsye, sikur kjo, në buxhetet e cdo viti janë të parapara edhe Rezervat Shtetërore, shkruan gazeta inFokus.

E në vitin 2019 për këtë punë ishin ndarë 4.8 milionë euro.

Por, ajo cka e bën skandaloze këtë punë është se thuajse të gjitha rezervat shtetërore, ani se të ndara për gjëra të paparshikueshme shkojnë për gjëra lehtësisht të planifikueshme.

Kësisoj vec në tre muajt e parë të vitit të kaluar ka shkuar thuajse gjysma e rezervave shtetërore, pa pasur as edhe një gjë të paparashikueshme.

Nga 4.8 milion euro, Qeveria e Kosovës kishte ndarë plot gjysmë milioni euro për realizimin e aktiviteteve të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kjo ani se festa e pavarësisë nuk është e paparashikueshme dhe edhe data e edhe dite dihen, andaj do duhej të planifikohej që të mos harxhoheshin paratë e rezervave shtetërore.

Pastaj, Qeveria ndau edhe 300 mijë euro për Delegacionin shtetëror të Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Tutje, 143 mijë euro u ndanë për mbështetje për ekipin olimpik të Xhudos “Ippon” në Pejë dhe 112 mijë euro u ndanë për rregullimin e këndit të fëmijëve në Parkun e Paqes në Preshevë.

E 114 mijë euro u ndanë për punën e Komisionit shtetëror për shënjimin e mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.

171 mijë euro për kompnezimin e shtesave e stimulimin financiare për vitin 2019 të prokurorëve special, ndërsa për themelimin e Qendrës Përkujtimore në Bllacë u ndanë 100 mijë euro.

Pastaj 100 mijë të tjera iu ndanë Klubit të Prodhuesve për renovimin e shkollave, mbulimin e shpenzimeve për shërim jashtë vendit e për Epopenë e UCK-së në Dukagjin e të tjera.

Kujtojmë se ishte edhe vet ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe kishte thirrur komisionin për Buxhet për të diskutuar mos-menaxhimin e duhur të Rezervave Shtetërore e shpenzimin e tyre për gjëra jo-urgjente./Gazeta inFokus/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE