Kërcënon maqedonasi: Nëse nuk më lironi nga burgu, do të tregoj si vjedhin Haradinaj dhe Zaev

Gazeta serbe ‘Informer’ ka publikuar në faqen e saj të parë një fotografi dhe një titull që lidhet me skandalin e rastit ‘Raketën’ të Bojan Jovanoskit, i njohur ndryshe si Boki 13 i cili po trondit publikun maqedonas, por edhe më gjërë.

‘Boki 13 kërcënoi me burg: Unë e di se si Zaevi dhe Haradinaj vjedhin’, shkruan titulli i këtij lajmi në gazetën serbe.

Bojan Jovanovski, i cili është arrestuar në Shkup, thotë se nëse nuk lëshohet së shpejti, ai do të publikoj dëshmi për të vërtetuar se prova të shumta në lidhje me regjimin kriminal mes Shkupit dhe Prishtinës.

Disa gjithashtu argumentojnë se, pas taksës 100 përqind ndaj Serbisë, Boki 13 është përfshirë në bashkëpunimin e Zaevit dhe Haradinajt për kontrabandën e mallrave nga Serbia. ‘Informer’ shkon aq larg sa të njoftojë se që thotë se ka dëshmi se tre janë të përfshirë në kontrabandimin e armëve./Metro

SHPËRNDAJE