Kërkesa e çuditshme e Visar Ymerit për marrëveshjen e demarkacionit

Ka nisur mbledhja e komisionit për punë të jashtme në të cilën po shqyrtohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi.

Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë në këtë mbledhje se  marrëveshja për demarkacionin,  edhe me ankesin shtesë  nuk duhet të dërgohet fare në Kuvend.

Kjo aneks marrëveshje sipas Ymerit vetëm ka dëshmuar se marrëveshja e parë i ka humb territor Kosovës, andaj sipas tij është absurde që të ecet përpara me këtë marrëveshje. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ai ka shtuar se me këtë marrëveshje gjithashtu nuk ka kuptim të njëjte për të dyja vendet.

Ai edhe njëherë ka konfirmuar se ai dhe deputetët e VV-së do të votojnë kundër kësaj marrëveshje./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE