Kerolli: Grupi #meKryeministrin ka arritur statistika vështirë të arritshme me një faqe

Zhvillimet dramatike politike kanë ndikuar edhe në fusha tjera duke nxitur lëvizje interesante siç është fusha e rrjeteve sociale, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Inicimi i mocionit të mosbesimit nga LDK ndaj qeverisë Kurti ka nxitur krijimin e grupit #meKryeministrin duke mbledhur anëtarë që përkrahin kryeministrin Kurti.

Ky grup nuk del të jetë një grup i zakonshëm për faktin që brenda një jave ka thyer rekorde të shumta në rrjetet sociale për kah numri i anëtarëve dhe interaksioneve duke kaluar edhe faqe shumë të njohura.

Këto statistika i ka prezantuar në një postim eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, i cili ka dhënë statistika interesante.

Në statistikat e Kerollit shihet se ky grup për një javë ka arritur të mbledh 249.6 mijë anëtarë, 3.7 milionë interaksione, 1.3 mijë pastime, 3.2 milionë reaksione, 448.6 mijë komente dhe 141 mijë shpërndarje, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kerollit:

SHPËRNDAJE