Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon ashpër sulmin e Thaçit ndaj Sokolicit

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

Vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, dje është përfshirë në një përleshje fizike. 

Thaçi dyshohet se bashkë me shoferin e tij, kanë sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe Gianni Sokolic, drejtor i kompanisë “Illyria”.

Këshilli i Investitorëve Evropianë, përmes një reagimi, thotë se dënon fuqishëm këtë sulm dhe thotë se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

Në fund thekson se si përfaqësuese e bizneseve të huaja, është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe të mos ndodhin përsëri në të ardhmen.

SHPËRNDAJE