Këshilltari i Haradinajt tregon pse u arrestua shtetasi rus në Veri

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Selim Selimi, ka treguar arsyen pse është arrestuar shtetasi rus gjatë aksionit policor në Veri

Në emisionin Frontal në T7, Selimi ka treguar se shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko, punëtor i UNMIK’ut, ka përdorur veturën zyrtare për ta bllokuar aksionin e policisë.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në bazë të autoritetit që ka, për ta liruar rrugën, pavarësisht nëse ai që e bllokon është një rus, serb, apo edhe shqiptar.

Ajo çfarë ka bërë Krasneoschenko, sipas Selimit paraqet skandal diplomatik, megjithatë duke pasur parasysh se ai ka imunitet si punëtor i UNMIKut Policia e Kosovës e ka ndaluar e më pas e ka liruar./GazetaExpress

SHPËRNDAJE