Këshilltari i lartë i Haradinajt me fotografi misterioze për Ariun e Murrmë (Foto)

Ariu i Murrmë [ose i kaftë] është bërë senzacion medial ditët e fundit, sidomos pasi Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Bujqësisë, vendosi ta dënonte me vdekje pasi paraqiste rrezik për jetën e banorëve të fshatit Pouskë të Prizrenit.

Një mori personalitetesh publike kanë reaguar duke i shprehur mbështetje Ariut apo Arushës, shkruan Periskopi.

Por, tashmë Halil Matoshi, këshilltar i lartë i kryeministrit Haradinaj, ka bërë një postim misterioz ku duken konturet një ariu [i cili mund të mos jetë i murrmë/kaftë] dhe mbishkrimi ‘Saving’, duke implikuar se është pjesë e një procesi të fshehtë për ruajtjen apo mbrojtjen e tij.

Në fillim, z.Matoshi i kishte vendosur flamurin e Kosovës dhe një peshore në fotografi, por më pas shtoi edhe emojin e një ariu të vogël. /Periskopi

SHPËRNDAJE