Këshilltari i Thaçit – deputetit të LDK-së: Shko në barnatore dhe blije ndonjë qetësues

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Haxhi Avdylit, i cili ‘thumboi’ Thaçin, duke thënë se gjarpri kafshon.

Behramaj, është shprehur, se Avdyli do të duhej ta dinte edhe legjendën e gjarprit të shtëpisë, i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “roje e shtëpisë”.

Shkrimi i plotë:

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, si doktor me profesion, më mirë se çdokush tjetër do të duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit dhe mjekësisë, që nga kohërat antike.

Ai është simbol edhe i ilirodardanëve.

Doktori do të duhej ta dinte edhe legjendën e gjarprit të shtëpisë, i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “roje e shtëpisë”.

Si duket, atij gjarpri i është bërë fiksim duke e parë gjithkah edhe nëpër barnatore.
Shko deri në barnatore deputet dhe blije ndonjë qetësues. Pi edhe çaj kamomili për gjumë më të lehtë!

SHPËRNDAJE