Këshilltari i Veselit për takimin Kurti-Mustafa: “Tradhtari u bë patriot e patrioti tradhtar”

Këshilltari politik i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm të kryetarit të rizgjedhur të LDK-së Isa Mustafa me të parin e VV-së Albin Kurti.

Latifi, e ka quajtur dyftyrësi të Kurtit, takimin me Mustafën, duke e ndërlidhur me veprimet e kaluara ndaj këtij të fundit.

“Kur shkruan për anarkinë shqiptare, Noli përmend dyfytyrësinë, e cila brenda një dite, si me magji, tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar. 100 vjet më pas, këto fjalë e përshkruajnë saktë aktualitetin tonë. Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës”, ka thënë Latifi.

Tutje, ai e ka quajtur këtë situatë “overdozë e imoralitetit politik”.

SHPËRNDAJE