Këshilltari i Vjosa Osmanit: Hashim Thaçi nuk u refuzua për të raportuar në Parlament!

Këshilltari i Kryekuvendares Osmani, Artan Murati me anë të një shkrimi në Facebook ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me raportimin e presidentit Thaçi në Kuvend.

Murati ka theksuar se Thaçi nuk u refuzua të raportojë por vetëm është ruajtur dinjiteti i Kuvendit si organ përfaqësues i sovranit, duke e respektuar njëkohësisht edhe institucionin e Presidentit.

Ai thekson se Presidenti Thaçi, sot nuk ka dërguar kërkesë për raportim para deputetëve, por në fakt ka tentuar të caktojë ditën e datën, për diçka që nuk ishte konsideruar urgjente as nga vetë ai.
Murati ka dhënë edhe dy shembuj nga dy presidentë të mëparshëm se si janë dërguar shkresat për mbajtjen e një seance të tillë.

Postimi i plotë:

SHPËRNDAJE