Kështu duket Karaçeva pas shkatërrimit të kazinove

Mbrëmjen e së premtes u shemben dhjetëra kazino ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Qindra policë të njësive elite nata e 18 shtatorit i gjeti në Karacevë.

Ata po zbatonin një plan operativ, ndërsa për cak kishin Kazinot ilegale që ushtronin veprimtari në këtë zonë.

Polica u asistua edhe nga organe të tjera ligj zbatuese.

Ndërsa, kur përfunduan me arrestimet në orët e para të mëngjesit nisi një punë tjetër.

Me anë të këtyre eksavatorëve filloj rrënimi i objekteve ku zhvilloheshin veprimtari ilegale.

Ndërkohë, drita fshatin Karacevë e zbardhi me pamje tjetër.

Mjeteve të rënda, pak gjë u kishte shpëtuar nga shkatërrimi që ju bë.

Në pasditen e së shtunës këndej u panë persona që tashmë po i mblidhnin gjërat që kanë mbetur nga rrënimi i së aksionit të së premtes.

Zhvillimi i veprimtarive ilegale këtu kishte mbjellur frik edhe tek banorët.

Aq sa ata për shkak të rrezikut që ndjejnë nuk pranojnë të prononcohen para kamerës.

Ndërsa televizionit 7  shumë nga banorët e zonës i kanë thënë se e kanë mirëpritur rrënimin e kazinove.

Krejt kjo për shkak se u sjellnin shumë telashe në fshat.

E një gjë që i ka shqetësuar ata ka qenë edhe ushtrimi i prostitucionit në këto kazino.

Qeverie e Kosovës mori vendim për mbylljen e kazinove në maj të vitit 2019 atë kohë sa ishte  kryeministër,  Ramush Haradinaj.

Por kjo mbyllje nuk vlejti në Karaçevë.

Në këtë fshat vazhdoi veprimtaria e tyre deri me 18 shtator.

SHPËRNDAJE