Kështu e komenton Flaka Surroi, vendimin e LDK-së për pezullimin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje

Publicistja kosovare, Flaka Surroi, e ka quajtur si të pamençëm vendimin e LDK-së për pezullimin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje, deri në certifikimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kjo pasi që, siç ka thënë Surroi, nëse ata janë dakorduar për koalicion qeverisës, atëherë kush mund t’i ndal për ndërtimin e programit qeverisës, duke shtuar se kjo gjë nuk ka lidhje me certifikim.

“Vendim i pamençëm. Në jeni dakorduar për koaicion qeverisës, kush ju ndal me e ndërtu programin qeverisës? Ajo s’ka lidhje me certifikim”, ka shkruar ajo.

SHPËRNDAJE