Kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se duhet të konsiderohet si mundësi shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Megjithkëtë, në Kushtetutën e Kosovës thuhet se gjendjen e jashtëzakonshme mund ta shpall Presidenti i vendit.

“Kur ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes, kur ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike dhe kur ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij”.

Në kushtetutë thuhet se kufizimet mbi të drejtat dhe liritë bëhen për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme.

“Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk suspendohet. Kufizimet mbi të drejtat dhe liritë e garantuara me këtë Kushtetutë, bëhen vetëm deri në shkallën e nevojshme, për sa më pak kohë që të jetë e nevojshme dhe në përputhje të plotë me këtë Kushtetutë. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, ligji për zgjedhjet e Kuvendit dhe të Komunave nuk mund të ndryshohet”.

Sipas kushtetutës gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë.

“Gjendja e Jashtëzakonshme zgjat për aq kohë sa vazhdon të kërcënojë rreziku dhe nuk mund të zgjatë më shumë se për një periudhë prej 60 ditësh. Me pëlqimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të pranishëm dhe që votojnë, Gjendja e Jashtëzakonshme, nëse është e nevojshme, mund të zgjatet për periudha pasuese prej 30 ditësh, por jo më shumë se për 90 ditë shtesë gjithsej”.

Neni 131 i Kushtetutës së Kosovës për gjendjen e jashtëzakonshme:

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE