Kështu i kanë ndarë pozitat pas koalicionit: AAK Kryeministrin, ja çka fiton PSD-ja

Këshilli Drejtues i AAK-së dhe ai i PSD-së, sot kanë mbajtur mbledhjet e tyre për të diskutuar për koalicion mes këtyre dy partive.

Mësohet se në këto mbledhje është vendosur që këto dy parti të shkojnë në koalicion parazgjedhor.

Burime të Veriu.info nga AAK-ja bëjnë të ditur se kandidat për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj, ndësa zëvendëskryeministri i parë do t’i takoj PSD-së.

“Pas fitores që presim ta arrijmë në zgjedhje, jemi të vetëdijshëm që na duhet edhe një koalicion pas zgjedhor, ku partisë që do të na bashkohet do t’ia japim postin e kryetarit të Kuvendit, pasi që postin e Kryeministrit nuk do ta negociojmë. Është dakordim i përbashkët që zëvendëskryeministër i parë të jetë Dardan Sejdiu. PSD-së do t’i takojnë 1/3 e ministrive që do t’i marrim si koalicion”, ka thënë burimi i Veriu.info.

Në orën 15:00 është paralajmëruar një konferencë e përbashkët e këtyre dy partive. Haradinaj, sot pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë së tij, e konfirmoi këtë koalicion ku ndër të tjera ka thënë se marrëveshje përmban çdo gjë për të shkuar suksesshëm në zgjedhje.

SHPËRNDAJE