Kështu u prit Ramush Haradinaj në Bruksel (Foto)

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj po merr pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian.

Takimet kanë nisur në Zyrën e Mogherinit, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn.

Ajo që bie në sy është se delegacionit kosovar, nuk i është ekspozuar flamuri ndërkohë që në tavolinën e palës kosovare është vendosur edhe emërtimi i Kosovës me fusnotë.