Kështu vlerësohen Rashica, Muriqi dhe Zeneli në PES 2020

Video loja e futbollit, PES, e ka publikuar versionin m të ri të përditësuar lojën e futbollit duke e shtuar Kampionatin Evropian 2020 për PS4, Xbox One dhe PC, me yjet e Kombëtares së Kosovës po ashtu.

Përditësimi i ri përfshinë turneun e Kampionatit Evropian 2020, si dhe të gjitha 55 kombëtaret evropiane, fanellat dhe stadiumet.

Edhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës janë përditësuar në këtë video lojë futbolli.

Kosova është buzë kualifikimit në Euro 2020, evropianin i cili megjithatë do të luhet në vitin 2021 për shkak se u shty për një vjet si pasojë e pandemisë koronavirus, pasi është në play-off me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë. Ekipit kombëtar dardan i duhen dy fitore në dy ndeshjet për ta arritur pjesëmarrjen e parë historike në këtë turne veror.

Vedat Muriqi i Fenerbahces është futbollisti më vlerësimin më të lartë në PES 2020 nga ekipit kombëtar i Kosovës. Vlerësimi i tij i përgjithshëm është 78.

Muriqi është golashënuesi më i mirë i Kosovës me 8 gola në 23 paraqitje.

Arbër Zeneli i Stade de Reims, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i Kosovës me 7 gola në 18 ndeshje, ka vlerësim të përgjithshëm prej 77 në PES 2020.

Ngjashëm edhe Milot Rashica i Werder Bremen, i cili i ka vetëm tri gola në 25 ndeshje.

SHPËRNDAJE