Këta do të jenë dy ministrat e AAK-së

AAK sonte votoi ministrat e saj për qeverinë Haradinaj.

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sonte rreth orës 20:30 ka votuar unanimisht dy ministrat e saj për Qeverinë Haradinaj, bëjnë të ditur burimet e lajmi.net brenda AAK-së.

Pal Lekaj do ta drejtojnë Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha do jetë në krye të Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Pra, AAK-ja do t’i ketë vetëm dy ministri në Qeverinë e udhëhequr nga lideri i kësaj partie.

SHPËRNDAJE