“Këta dy hipokritë i lidh vetëm interesi” – Anëtari i LDK-së reagon pas marrëveshjes!

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka akuzuar Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, se kanë lidhur marrëveshje koalicioni për qeverisje të vendit nga frika politike e LDK-së.

Për të sqaruar më tepër opinonin e tij , Gecaj ka përmendur një thënie të vjetër të popullit e cila sipas tij tregon në mënyrë të qartë për atë që i bashkon Veselin e Haradinajn.

“këta dy njerëz i bashkon vetëm thënia e vjetër, “armiku i armikut tim është miku im”… pra, bashkë i ka bërë dhe i bën vetëm tmerri dhe frika politike të cilën autoriteti i LDK-së ua ka futur në palcë tani e tridhjetë vite radhazi”, tha Gecaj duke i quajtur hipokritë të dy udhëheqësit shtetëror.

SHPËRNDAJE