Këta janë 5 anëtarët e familjes Sadikaj, që humben jetën në aksident (Pamje)

Sot rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, me ç’rast kishin gjetur vdekjen pesë persona nga fshati Sopijë e Suharekës.

Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijën, babai dhe nëna e tyre dhe gjyshja.

Në media është publikuar një fotografi të çiftit me dy fëmijët e tyre dhe gjyshën, përkatësisht nënën, e që mbetën të vdekur në një prej rrugëve më të rrezikshme.

Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.

Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.

Për këtë aksident të rëndë kanë reaguar edhe liderët shtetëror, të cilët janë shprehur të pikëlluar dhe më këtë rast kanë bërë apel për kujdes në trafik.