Këta janë amerikanët që po e bllokojnë marrëveshjen Kosovë -Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se ish-administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e pengon arritjen e një kompromisi për Kosovën.

Ai këto deklarata i ka bërë teksa ka folur për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, duke thënë se prapa një gjëjë të tillë qëndron gruaja e Bill Clintonit, hillary, dhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, figura këto që kanë qenë në pushtet gjatë kohës kur është bombarduar Jugosllavia.

Ai i ka thënë “Vercenje Novostit’, se këto janë njerëzit që po e drejtojnë agresionin kundër Serbisë, për të pasur një spastrim të dhunshëm në Kosovë.

Dacic beson sinqerisht se këto qëndrime të ish-administratës amerikane po e pengojnë Donald Trumpin në rrugën për të arritur një marrëveshje finale dhe të pranueshme për Kosovën.,

Siç shkruan mediumi serb, Prishtina zyrtare e ka falënderuar familjen Klinton për më shumë se dy dekada, ndërkohë kanë treguar se edhe një butik në Prishtinë mban emrin e Hillaryt, ndërsa një bust i Klintonit është vendosur në Prishtinë.

Clinton dhe Albright pritet që të vijnë në Prishtinë për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO’s me 12 qershor./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE