Këta janë dy deputetët e fundit që u arrestuan nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar Arbërie Nagavcin dhe Valon Ramadanin deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

VV përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë arrestuar Nagavci dhe Ramadani.

“Janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani. Deputetët po arrestohen dhe përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve tanë dhe korrigjimin e kësaj marrëveshjeje mashtruese”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se ka arrestuar një deputetë për hedhje të gazit lotsjellës dhe një deputete për shkak se është zënë me gaz lotsjellës.

“Gjatë tentimit të katërt të vazhdimit të seancës parlamentare, sërish është hedhur gaz lotsjellës nga deputet të pranishëm brenda në sallë dhe bazuar në këtë veprim si dhe bazuar në vendimet zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të veprojë duke shoqëruar në stacion edhe një (1) deputet për hedhje të gazit lotsjellës si dhe një (1) deputete për posedim të gazit lotsjellës”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi

SHPËRNDAJE