Këta janë dy deputetët që u kontrabanduan!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka theksuar se në mandatin e kaluar janë kontrabanduar disa deputetë.

Sipas saj, kjo ka ndodhur me rastin e votimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Kontrabandim do të thotë blerje dhe shitje të deputetëve. Ju ma jepni terminalin, unë të votoj. Ju më bëni ambasadore, unë ju votoj. Ky është kontrabandim”, tha ajo, në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ndërkaq, kalimin e saj nga AAK në VV nuk e ka quajtur kontrabandim.

“Kur e kam kuptuar se AAK po do të bashkohet me PDk-në, kam shkuar në VV”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

Këtu duket se ishte fjala për Margarita Kadriun, familja e së cilës ishte raportuar se ka marrë licencë për terminal doganor dhe për Alma Lamën, e cila ishte emëruar ambasadore.

SHPËRNDAJE