Këta janë dy zyrtarët e pushtetit që po përkrahin protesta kundër qeverisë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe deputeti, Labinot Tahiri, kanë shprehur hapur mbështetjen e protestave nëse ato do të mbaheshin kundër pushtetit aktual.

Ani pse të dy, janë pjesë e partisë, e cila është në pushtet, AKR-së, ata duket se kanë dalur edhe kundër partisë së tyre në përkrahje të protestave, të cilat pritet të organizohen shpejt nga Lëvizja Vetëvendosje.

I pari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, teksa morri pjesë ditë më parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për mobilizim të masës për protesta kundër qeverisë

Haradinaj dhe presidentit Thaëi, hodhi akuza të rënda drejt qeverisjes aktuale.

Në atë tubim, Bahtiri shprehi hapur dëshirën e tij që në krye të vendit të vijë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përvec kësaj, Bahtiri, e cilësoi qeverisjen aktuale, si të korruptuar dhe paperspektivë.

Edhe Labinot Tahiri, i cili është njëri nga dy deputetët e Aleancës Kosova e Re, të Behgjet Pacollit, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pranoi se në këtë vend nuk ka të ardhme.

Tahiri, kërkoi nga të rinjtë e Kosovës, që në vend se ta lëshojnë vendit, të dalin në protesta dhe të kërkojnë drejtësi, punë dhe zhvillim.

Protesta antiqeveritare, ka paralajmëruar ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti tashmë ka filluar përgatitjet për thirrjen e qytetarëve për të protestuar me moton “Kundër PANhajnisë”, gjersa kreu i VV-së, Albin Kurti, i barazoi presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, duke thënë se këta të dy i bashkon hajnia dhe korrupsion.

Kësisoji sipas Kurti, që të dy duhet të rrëzohen përnjëherë.

Ditëve në vijim pritet të qartësohet se kur do të mbahet protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, ani pse zyrtarisht janë në opozitë, protestës së VV-së, nuk do t’i bashkohen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD).

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE