Këta janë personat që vdiqën në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicën (Emrat & Video/Foto)

Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmë u mori jetën katër personave, ndërsa një 17 vjeçar po lufton për jetë në QKUK.

U raportua se të aksidentuarit ishin nga Komuna e Vitisë, ndërsa aksidenti ndodhi në ora 00:57 te rrethrrotullimi kryesor, përkatësisht në magjistralen që lidh Mitrovicën me Prishtinë.

Plus Televizion në bashkëpunim me Radio Pozheranin kanë mësuar se katër viktimat që vdiqën në aksidentin e rëndë që ndodhi në Prishtinë janë nga Pozherani, anëtarë të familjes Alidema. Viktimat janë Ekrem N. Alidema dhe bashëshortja e tij, Naxharije Lutfiu-Alidema,  Enver S. Alidema (1964) dhe bashkëshortja e tij  me inicialet G. Alidema.

Kurse në QKUK po qëndron në gjendje të rëndë djali 17 vjeçar i njërit çift, Q.Alidema.

Policia bëri të ditur se është në kontakt me të gjitha njësitet, të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit, derisa ka shtuar se në këtë pjesë ka shenja të shumta sinjalizuese dhe se është e detyrueshme ulja e shpejtësisë.

Kujtojmë se mbrëmë pas marrjes së informatës, njësitet policore, emergjenca dhe zjarrfikësit kishin dal menjëherë në vendin ku ka ndodhur aksidenti./Veriu.info/

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE