Këtë ditë pushojnë institucionet e Kosovës

Institucionet qendrore dhe ato lokale do të pushojnë këtë të enjten.

Për nderë të festës së 28 Nëntorit, në Kosovë do të ketë pushim për të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë këtu edhe shkollat.

Kësaj feste zakonisht iu bashangjiten edhe shumë biznese private, duke respektuar vlerat e flamuri, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, pushimi për “Festën e Flamurit” bëhet në bazës të Ligjit për festat zyrtare.