Këtë fshat të Vushtrrisë po e “lëshon toka” (FOTO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në fshatin Duboc të Vushtrrisë.

Në një kodër në afërsi të lagjes Xhemaj, sot në mesditë papritmas është krijuar një humnerë ku trualli ka humbur në thellësi të brendisë së tokës, raporton portali Veriu.info.

Banorët e lagjes Xhemaj, që i kanë shtëpitë vetëm 300 metra larg, shprehen mjaftë të shqetësuar për këtë rrëshqitje të dheut.

Ata po presin që institucionet profesionale të shtetit ta shpjegojnë këtë dukuri dhe që ta bëjnë po ashtu vlerësimin e rrezikut për banorët që jetojnë atje.

Edhe pse nuk është bërë ende ndonjë vlerësim për shkaqet e paraqitjes së asaj humnere, sipas informatave që ka portali Veriu.info, në atë zonë në të kaluarën ka qenë miniera e magnezitit, ku është eksploatuar ajo xehe. /Veriu.info/