Këto dy pompa në Kosovë zbresin litrin e naftës nën 1 euro (FOTO)

Ka vazhduar të bie çmimi i naftës nëpër pompa të benzinës që nuk janë të lidhura me kompanitë e mëdha që kanë arritur të mbajnë çmimin e lartë të naftës përmes marrëveshjeve kriminale. Ndërkohë, një pompë në Pejë ka vendosur të shesë naftë me çmim nën një euro.

T-Oil ka vendosur të zbresë çmimin e naftës nën një euro. Kjo pompë ka marrë këtë vendim pasi kompanitë e mëdha kanë vendosur të mbajnë çmimin 30 centë më shtrenjë pasi dyshohet se kanë marrëveshje kriminale për të përfituar sa më shumë në këtë kohë.

Si pasojë e lirimit të naftës, janë bërë kolona të shoferëve që po presin t’i mbushin veturat me naftë.

Edhe në pompën, NS-OIL, në Gjakovë, çmimi i naftës është 1 euro. 20 cent më lirë se çmimi i naftës në kompanitë që kanë arritur marrëveshje për të mos i zbritur çmimet e naftës. Ky çmim i lirë është qe tre ditë.


Se kompanitë e mëdha që shesin naftë kanë marrëveshje për t’i fryrë çmimet e vërteton një kompani në Gjakovë.

NS-OIL ka vendosur të shesë naftë dhe benzinën me një euro për litër. Apo 20 deri në 30 cent më lirë se kompanitë e mëdha, të cilat duket se kanë bërë Marrëveshje të fshehtë për të përfituar nga çmimi i lartë i naftës e në anën tjetër në rajon dhe botë çmimet janë më të lirat në dy vitet e fundit.

Ndërkohë, Valon Prestreshi, udhëheqës i Autoritetit të Konkurrencës, ka njoftuar se ka thirrur për të hënë një mbledhje urgjente për të kërkuar fillimin e hetimeve ndaj kompanive që importojnë naftë në Kosovë, të cilat po vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se çmimet e derivateve të naftës kanë rënë në tërë botën.

SHPËRNDAJE