Këto fotografi të fundit nga Arta Nitaj, nuk duhet t’iu ikin pa i parë

Modelja dhe aktorja tashmë e njohur Arta Nitaj, vazhdon të marrë vëmendjen e mediave rozë.

Nitaj, së fundi është duke pushuar në shtetet arabe më sakt në Dubai, nga atje po publikon imazhe në rrjete sociale.

E veshur vetëm në bikine nuk po i kursen pozat provokuese, duke i ekspozuar linjat për të cilat edhe ajo njihet.

Krahas fotografive në bikine, ajo ka zgjedhur të publikoi edhe disa të tjera. Arta, shihet e veshur me fustane, me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë të kaltër. Fustani me ngjyrë të kaltër është mahnitës, me një dizajn jo edhe të zakonshëm. Në pjesën e sipërme është goxha i hapur, ku i zbulon gjoksin. Nitaj, këtë fustan e ka kombinuar me take ngjyrë hiri duke i dhënë hijeshi asaj. Shikojeni foton më poshtë.

Në fustanin e zi ka treguar gjoksin, dhe në një të çarë të fustanit ka ekspozuar njërën këmbë. Po ashtu, Arta ka treguar edhe tri tatuazhet, në dorë, në pjesën e krahut dhe tatuazhin tjetër në mes dorës së majtë.

Një fotografi tjetër e cila ka marrë  pëlqime dhe shumë komente nga ndjekësit e saj,  është nga pishina, modelja është fotografuar nga prapa dhe në fokus  shihen të pasmet e saj.

Në njërën nga fotot ajo ka shkruar: ‘Atë se çka dua e marrë’.

Ndryshe, Arta Nitaj jeton një jetë luksoze, zakonisht viziton vendet më lukzoe për të pushuar . Siç mund ta shihni edhe kësaj here ka zgjedhur Dubain.

SHPËRNDAJE