Këto fotografi të nënës së Ramushit pas ceremonisë së burrit do të iu bëjnë me lotë

Një ngjarje e rëndë preku familjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili humbi babain e tij.

Dje iu dha lamtumira e fundit Hilmi Haradinajt që u përcoll me nderime të larta shtetërore.

Të shumta ishin ngushëllimet që shkuan në adresë të Kryeministrit duke e nderuar figurën e babait që dha edhe djemë dëshmorë.

Mirëpo këtë vdekje e përjetoi rëndë Rukë Haradinaj që dje e përcolli për në banesën e fundit. Ajo u pa në mesin e dy djemve të saj, Ramushit e Dautit, që herë pas here edhe e mbanin nënën e tyre.

E dërmuar ajo i dha lamtumirën e fundit, mashkullit me të cilin kaloi jetën./ORAinfo/

SHPËRNDAJE