KËTO JANË AFERAT KORRUPTIVE NË TË CILAT ËSHTË PËRFSHIRË SHPEND AHMETI

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Shpendi me duar n’xhepa”.

Është ky një dokumentar që është ndërtuar mbi një hulumtim që zbulon se çka po ndodh me qeverisjen e Shpend Ahmeti në Prishtinë kur ai tashmë i ka bërë gati 5 vite në atë karrige. Sa ka ndryshuar kryeqyteti me të vërtetë e sa prej këtij ndryshimi është propagandë dhe PR?
            
Në këtë dokumentar opozita e Shpend Ahmetit si dhe Vetëvendosja, të intervistuarit nga këto subjekte, kanë bërë një listë se në cilat afera korruptive është implikuar Kryetari i prishtinës. Cilat janë ato afera?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi flasin ata që e mbikëqyrën dhe raportuan për vite për punën e Shpend Ahemtit. Ata që janë shumë kundër tij, duke e sfiduar në garë, por edhe ata që janë më pak opozitarë karshi tij. Ata që i këqyrin letrat e tij, dhe ata që dalin në terren për ta parë punën e tij. Edhe ata që ishin bashkë me të deri tash, e i janë kthyer kundër. Flasin edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Gati 5 vjet në qeverisje dhe Shpend Ahmeti pak dallon nga Isa Mustafa si kryetar i Prishtinës, pse?

Si e injoron mbikëqyrjen nga të zgjedhurit e prishtinasve Kryetari i tyre, Shpend Ahmeti?

Sa është figura e “djalit të shkolluar në Harvard” e vërtetë dhe sa prej saj është propagandë?

Këto dhe përgjigje të tjera mësohen dokumentarin “Shpendi me duar n’xhepa”, që është edhe i fundit për këtë sezon të InDoks.

SHPËRNDAJE