Këto janë fjalët e Mourinhos pasi e mposhti Arsenalin

Jose Mourinho ka folur për media pas fitores së skuadrës së tij kundër Arsenalit në “Emirates Stadium”

Ai është i kënaqur për skuadrën e tij dhe për pikët e marra.

“Kam dashur mënyrën se si ekipi im ka luajtur dhe ka luftuar. Arsenali ka luajtur shumë mirë duke sulmuar – duke krijuar vështirësi për ne, por duhet të them se lojtarët e mi meritojnë të gjitha fjalët e mëdha. Fenomenale, fantastike, ata i meritonin tri pikët në këtë ndeshje.” tha ai

“Plani ishte kur ata patën topin që ne të gjithë duhej të mbrojmë – duke filluar me lojtarët sulmues dhe kur kemi pasur topin ne duhet të kundërsulmonim shpejt dhe të përpiqemi të shënonim golat që kemi shënuar. Ata kishin shanse, por ne luftuam dhe kemi një portier të madh si De Gea.” përfundoi trajneri portugez.

SHPËRNDAJE