Këto janë fotografitë nga Dielli, më të afërtat të bëra ndonjëherë

Fotografi të reja të Diellit të marra vetëm 77 milionë kilometra nga sipërfaqja e tij thuhet të jenë më të afërtat të bëra ndonjëherë nga kamerat.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ato vijnë nga sonda e Orbiterit Diellor, që u nis në fillim të këtij viti.

Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.

“Dielli ka një sipërfaqe relativisht të ftohtë prej rreth 5.500 gradësh të rrethuar nga një atmosferë super e nxehtë prej më shumë se një milion gradë”, shpjegoi shkencëtari i projektit Esa, Daniel Müller.

Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra.

Për të qenë të qartë: ndërsa imazhet e reja janë marrë nga pika më e afërt ndonjëherë, ato nuk janë rezolucioni më i lartë i fituar ndonjëherë.

SHPËRNDAJE