Këto janë kërkesat e Grenell për Isa Mustafën

I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përfunduar takimin në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Grenell pas takimit me kreun e LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se takimi me të ka qenë shumë mikpritës, ai ka thënë se bashkë me të ndava të njëjtën porosi, se Kosova duhet ta heq menjëherë taksën dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik të saj.

Grenell ka kërkuar nga Mustafa kushtet e njëjta sikurse të Kurtit, heqjen e taksës, zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e bizneseve të reja të punës në Kosovë, hapjen vendeve të reja të punës për të rinjtë kosovarë.

Deklarata e plotë e Grenell pas takimit me Mustafën:

“Sapo përfundova takimet me përfaqësuesit e LDK’së, e falënderoj Mustafën për mikpritjen, ai ka një trashëgimi të gjatë këtu dhe sapo shikuam disa foto të karrierës së tij.

E ndava të njëjtën porosi me të që kisha se ne nuk jemi të interesuar të përfshihemi se si do të formohet qeveria, ajo për çka ne jemi të interesuar është zhvillimi ekonomik.

Ndamë me të vizionin tim se sit ë arrihet deri në atë pikë më shpejt, e kjo është heqja e tarifës, ndalja e fushatës së ç’njohjeve nga Serbia dhe unë mendoj se këto dy gjëra janë hapa të ardhshëm që duhet të kryhen, i ndamë edhe disa ide ekonomike se si të shkojmë përpara dhe të krijojmë më shumë energji, rreth të

krijimit të reja të vendeve të punës, ne biseduam rreth specifikave, rreth projekteve të reja që po vijnë, mendoj se do të kemi në të ardhmen e afërt disa njoftime të reja për rreth asaj se si do të ketë edhe më shumë përparim për krijimin e më shumë vendeve të reja të punës, unë thjesht dua të përsëris se

administrata e presidentit Trump është shumë krenare për zhvillimin ekonomik për papunësinë e ulët dhe gjitha që kemi arritur për të krijuar një ekonomi të gjallëruar dhe më të mirën në botë dhe më të mirën në historinë e SHBA’ve, andaj ne duam t’i sjellim disa prej këtyre ideve dhe atë energji këtu dhe në rajon dhe

mendoj se kjo të nisë më ndërprerjen e zënkave politike dhe përqendrimin në gjërat që mund të bëhen në rrafshin ekonomik, për të krijuar vende të reja të punës dhe për të sjellë biznese të reja këtu në Kosovë dhe në Serbi e në tërë rajonin. Këtë gjë administrate e Trumpit ka bërë shumë mirë dhe kështu këto ide do ti sjellim këtu…

SHPËRNDAJE