Këto janë komunat e Kosovës që nuk kanë asnjë rast me COVID-19

Kosova aktualisht ka 15 mijë e 142 raste me koronavirus që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para.

Derisa numri i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë e 853, pesë komuna të Kosovës aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv.

Në Partesh, Shtërpcë, Leposaviq, Kllokot dhe Zveçan janë shëruar të gjithë personat e infektuar me koronavirus.

Prishtina mbetet komuna më e prekur nga COVID-19 në Kosovë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE