Këto janë qytetet ku e nisin nesër fushatën LDK, AAK e Nisma

Ka mbetur vetëm edhe një ditë që zyrtarisht të bëhet hapja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Partitë politikë nesër bëjnë hapjen e tyre të fushatës parazgjedhore, nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, nga ku edhe fillojnë premtimet se çfarë do të bëjnë për të përmirësuar komunat ku garojnë.

Lumir Abdixhiku nga LDK ka bërë të ditur për Express se partia e tyre do ta fillojë fushatën nesër, duke filluar nga ora 17:00, në Prishtinë, salla 1 Tetori.
Ndërkaq partia e Ramush Haradinajt po ashtu fushatën e tyre do ta mbajnë në sheshin e Prishtinës. Muharrem Nitaj nga kjo partia bëri të ditur për Express se  do ta fillojnë fushatën në sheshin 21 në Prishtinë.

“Të ejten 21 shtator (nesër), në orën 17:00, në Sheshin 21 në Prishtinë bëhet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore të AAK-së për zgjedhjet lokale 2017”, ka thënë Nitaj.
Kurse Nisma për Kosovën thotë se më 22 shtator  do ta bëjë hapjen zyrtarë të fushatës së tyre.
Bilall Sherifi nga Nisma tha për Express se fushata fillon nga ora 18.00, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.