Këto janë tri komunat e Kosovës me më së shumti raste me koronavirus

Numri i personave të prekur me koronavirus ka shkuar në 480 raste në Kosovë, ku 12 prej tyre për fat të keq kanë vdekur, kurse janë shëruar 84 persona.

Shumica e komunave të Kosovës për fat të keq kanë raste që janë paraqitur qytetarë të prekur nga koronavirusi, ku kryeson Ferizaji me 81 raste, si komuna deri tani që ka më së shumti rate me COVID-19.

E dyta është komuna e Malishevës me 70 raste të qytetarëve të prekur me koronavirus, pastaj vjen Prishtina me 57 raste.

Vitia është komuna e cila ka 33 raste, Prizreni me 27 raste, Gjilani me 27 raste, Kamenica me 26 raste, Mitrovica me 25 raste, Vushtrria me 24 raste dhe Suhareka me 22 raste, shkruan Gazeta Metro.

Komunat që deri tani nuk janë prekur nga koronavirusi janë Dragashi, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Ranillugi dhe Graçanica.

Më poshtë keni një tabelë të ‘koha.net’ të paraqitura në hartë numri i rasteve me koronavirus nëpër qytetet e Kosovës.

SHPËRNDAJE