Këto kompetenca do t’i ketē Asocacioni

Si do të mund të dukej Asociacioni i Komunave serbe, e cila, siç paralajmërohet, në mënyrë të pavarur e pa i pyetur institucionet e Kosovës, me nismën e Listës Serbe, do ta krijojnë 10 komunat me shumicë serbe në vend.

Sipas asaj që njoftojnë mediet serbe, Asociacioni do të jetë në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Brukselit.

AKS-ja do ta ketë kryetarin e vet, zëvendësin , Këshillin si dhe Kuvendin e atë do ta përbëjnë përfaqësuesit e 10 komunave.

Kështu ka thënë për tanjug deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për këto komuna: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë veriore, Zubin – Potok, Partesh, Ranillug, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpce dhe Kllokot.

Ai ka shtuar se AKS është në përputhje me marrëveshjet nga vitet 2013 e 2015 dhe atë e përbëjnë 10 komuna me shumicë serbe bë Kosovës ku jetojnë 110 mijë deri në 120 banorë.

Sipas medieve serbe, AKS ka qenë detyrim i Prishtinës ndaj Marrëveshjes së Brukselit, nënshkruar në vitin 2013, të cilën, nga 15 pika sa ka, 6 kanë të bëjnë me formimin e AKS-së.

“Dobi nga AKS do të kenë jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, sepse do të kenë një zë që do të flasë në emër të serbëve në Kosovë, ndërsa për problemet e serbëve do të kujdesen serbët, ka thënë Simiq.

Ai është i bindur se kështu edhe bashkësia ndërkombëtare do të ketë negociator relevant kur bëhet fjalë për problemet e popullit serb në Kosovës .

Simiq hedh poshtë thëniet se formimi i AKS-së është hap i njëanshëm:

“Përkundrazi, ky hap është i imponuar dhe absolutisht në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit por edhe me pengesën pesëvjeçare sepse institucionet e Prishtinës nuk dëshirojnë të përmbushin ato që janë detyruar edhe para Beogradit, por edhe para përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ka theksuar Simiq.

Qëllimi ynë është ta jetësojmë Marrëveshjen e Brukselit ashtu siç është nënshkruar, “që do të thotë se Marrëveshja e vitit 2013 me parimet e përgjithshme për krijimin e AKS-së me autorizime ekzekutive, të jetësohet prëems prcoesti që na pret deri më 20 prill”, tha Simiq.

Sipas fjalëve të tij, AKS do të duhej të ishte “institucion kulmor” i popullit serb në hapësirën e Kosovës i cili më ës miri do t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve që jetojnë atje.

“Jo vetëm të serbëve, por edhe të gjitha bashkësive të tjera që jetojnë nëpër ato komuna”, ka thënë Simiq.

AKS, ka saktësuar Simiq, është në përputhje me autorizimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe do të përkujdeset për shëndetësinë, arsimin, urbanizmin, planifikimin rural dhe zhvillimin ekonomik të atyre komunave, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paralajmëruar sot se më 20 prill do ta formojnë AKS-në.

SHPËRNDAJE