Këto produkte i kemi pastruar gabim deri tash!

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet pastrimi i duhur i produkteve ushqimore, në mënyrë që të shmangen shumë probleme dhe infeksione, të cilat vijnë si rezultat i papastërtive dhe mikrobeve.

Disa nga produktet, që shumica i kemi pastruar gabimisht deri tani janë:

Molla– Shumica prej nesh mendojmë, se mollët mund t’i pastrojmë vetëm me një shpëlarje me ujë. Mirëpo mënyra e duhur, për të pastruar këta fruta është zhytja e tyre në ujë me sodë buke për 10 minuta. Nëse e aplikoni këtë metodë, ju do të arrini t’i hiqni të gjitha papastërtitë.

Lakra– Pastrimi i lakrës duhet të bëhet duke përdorur një enë me ujë dhe pak uthull.

Peshku– Larja e peshkut nuk është absolutisht e nevojshme! Temperaturat e larta vrasin çdo bakter të mundshëm, kështu që nëse tentoni ta lani vetëm do t’i përhapni bakteret.

Orizi– Është shumë e rëndësishme, që përpara se ta gatuani ta lani disa herë vetëm me ujë.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të pastrohen paketimet e qumështit, kosit dhe vezëve gjithmonë para gatimit. /Gazeta Express

SHPËRNDAJE