Këto shenja tregojnë se jeni duke e tepruar me kafenë

Kafeja është një pije shumë e përhapur në të gjithë botën. Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa kafe. Mirëpo, jo shumë prej tyre e dinë që kafeja i ka disa efekte anësore negative.

Disa nga shenjat, të cilat tregojnë se jeni duke e tepruar dhe duhet ta reduktoni konsumimin e kafesë janë:

Keni probleme me zorrën e trashë– nëse përballeni me konstipacion apo diarre, atëherë fajin mund ta ketë kafeja. Kafeina dihet se ka efekt laksativ dhe nxitë prodhimin e një hormoni, që përshpejtojnë aktivitetin e zorrës së trashë.

Ndiheni të lodhur ditën tjetër– kafeina jep efekt edhe në sistemin nervor, duke e nxitur funksionimin e tij dhe duke shtuar energjinë. Mirëpo kjo ka një anë negative. Shumë studime kanë treguar se pasi të pini shumë kafe, ju do të ndiheni të lodhur ditën tjetër.

Keni ankth– nëse përballeni me probleme të shëndetit mendor siç është ankthi dhe nervozizmi, atëherë është më mirë të hiqni dorë nga kafeja.

Nuk mund të flini mirë- konsumimi lartë i kafesë mund ta rrisë pagjumësinë, dhe kështu ju do të përballeni me probleme me gjumin.

Keni rrahje të shpeshta të zemrës– efekti i rrahjeve të shpejta të zemrës nuk paraqitet tek të gjithë personat, mirëpo është prezent tek disa prej tyre. Prandaj, nëse e vëreni se kjo gjë po ju ndodhë shpesh, ju jeni duke përdorur më shumë kafe se ç ‘duhet. /anabel/

SHPËRNDAJE