Këto temperatura iu presin nesër dhe ditëve në vazhdim

Gjatë kësaj fundjave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa ka mundësi për riga lokale shiu.

Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 17C. Nga mesi i javës së ardhshme pritet të shënojnë rritje më të theksuar.

6.10 – Pjesërisht vranët. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

7.10-8.10 – Të hënën, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Ditën e martë, pjesërisht vranët.

9.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell.

Era do të fryejë kryesisht nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje./gazetametro.net