Këto ushqime nuk rekomandohen kurrsesi nga dentistët

Sipas ekspertëve krahas ëmbëlsirave dhe verës që janë shkaktarë që ne kemi probleme me dhëmbët, ekzistojnë edhe disa ushqime të tjera që nuk kemi informacion mirëpo mund të na shkatërrojnë dhëmbët.

Disa nga këto ushqime janë:

Frutat e thata– Janë shumë të pasura me vitamina, fibra dhe minerale, mirëpo sipas ekspertëve ato nuk janë të mira për dhëmbët. Kjo për arsye se nuk përmbajnë ujë dhe përmbajnë sasi të lartë të koncentratit të sheqerit.

Patatinat– Dentistët rekomandojnë që menjëherë pas konsumimit të patatinave duhet të lahen dhëmbët.

Alkooli- Përmban sasi të lartë të sheqerit dhe dobëson aftësinë e pështymës për ta mbajtur gojën të pastër.

Disa produkte të tjera që janë shumë të dëmshme për dhëmbët dhe higjienën e gojës në përgjithësi janë edhe akulli, farat e lulediellit dhe uji i aromatizuar. /Gazeta Express

SHPËRNDAJE