KFOR-i demaskon propagandën serbe: Nuk ka indikacione për dhunë në veri

Zëdhënësi i misionit të KFOR-it Vincenzo Grasso ka thënë se nuk ka indikacione se në veri të Kosovës mund të ndodhin çfarëdo qoftë aksionesh të njëanshme apo të dhunshme dhe ka vlerësuar se në atë rajon për “destabilizim” në atë rajon tregojnë vetëm “spekulimet” të cilat i përhapin individët dhe disa medie.

“KFOR-i është në tërësi i përkushtuar për të mbrojtur të gjithë njerëzit. Për këtë bashkëpunon edhe me zyrtarët e ushtrisë serbe në mënyrë që të pengohet çdo aksion i papritur apo ngjarje e cila do të ishte e dëmshme për Kosovën e për Serbisë”, i ka thënë Grasso gazetës serbe “Vecernje novosti”.

Ai ka shtuar se trajnimi i paradokohshëm i përbashkët i Ushtrisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë është “shembull i retorikës së keqe”.

“Trajnimi i përbashkët i disa pjesëtarëve të Ushtrisë së Shqipërisë dhe Ushtrisë së Kosovës paraqet ushtrimin e aftësive në kërkim-shpëtim, por në disa medie është paraqitur se kërcënim i aksioneve të dhunshme të organizuara në veri të Kosovës”, ka thënë ai, transmeton N1./gazetametro.net

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE