KFOR-i merret me pasojat që la vizita e Thaçit në Ujman

KFOR-i është vënë nën vëzhgim të situatës në veri, pas vizitës së paparalajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi atje.Aty janë parë edhe vetura me targa të Beogradit, që shkojnë në drejtim të Ujmanit.

Në drejtim të Ujmanit janë nisur edhe disa vetura të KFOR-it.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i pohon se nuk ishte i informuar lidhur me shkuarjen e ROSU-s në veri të Kosovës.KFOR-i njoftoi se ky mision është duke i dërguar njësitet e veta në Zubin Potok ku do të hetojë situatën, ka thënë Vincenzo Grasso, zëdhënës i KFOR-it.

Sipas tij, ROSU nuk ka arrestuar askënd.Aleksandar Vuçiq që ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, e drejt NATO-s ka nisur notë proteste për këtë vizitë, ka paralajmëruar një adresim për media në orën 21:00.

SHPËRNDAJE