KHF “Vushtrria” i premtohet përkrahje për garat ndërkombëtare

Një ditë pasi ka fituar Kupën e Kosovës, hendbollisteve të Klubit në konkurrencën e femrave “Vushtrria”, u është premtuar edhe përkrahje për garat ndërkombëtare që ky klub pritet ti vazhdoj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në fakt, gjatë një pritje që i ka bërë lojtareve të KHF Vushtrria, kreu i Komunës, Xhafer Tahiri u ka premtuar mbështetje edhe të mëtejme klubit që shënoi suksese duke fituar Kupën e Kosovës.

“I sigurova drejtuesit e klubit dhe henbollistet që Komuna do ti përkrah edhe në garat ndërkombëtare”, është shprehur Tahiri në pritjen që u ka bërë hendbollisteve vushtrriase fituese të Kupës së Kosovës.

Pas ndërkombëtarizimit të hendbollit kosovar, duhet theksuar se ishin pikërisht klubet vushtrriase në konkurrencën e femrave ato që shkruan historinë, duke u bërë klubet e para që zhvilluan ndeshje ndërkombëtare në Vushtrri, por edhe jashtë vendit. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE