Kiameti në ardhje: Paralajmërohet zhdukja e të gjitha insekteve

Në një raportim ekskluziv nga gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” thuhet që insektet mund të zhduket brenda një shekulli të vetëm, transmeton Periskopi.

Insektet e kësaj dynjaje po shkojnë duke u zhdukur dhe duke e kërcënuar kësisoj “kolapsin katastrofik të ekosistemeve të natyrës”, thuhet në raportin e parë shkencor global të kësaj çështjeje.

Më shumë se 40% e specieve të insekteve janë në rënie të numrit të tyre dhe një e treta po rrezikohen, gjen kjo analizë. Rata e zhdukjes është tetë herë më e shpejtë se ajo e gjitarëve, zogjve dhe zvarranikëve. Masa totale e insekteve po bie prej 2,5% për një vit, sipas të dhënave më të mira në dispozicion, duke dhënë nënkuptimin se do të zhdukeshin plotësisht brenda këtij shekulli

Planeti është në fill të zhdukjes së gjashtë masive në historinë e tij, me humbje të mëdha tashmë të raportuara të kafshëve të mëdha që është më e kollajshme të studiohen. Por, insektet janë larg më të llojllojshme dhe është më e zorshme të merret vesh se kur zhduken. Ato janë thelbësore për funksionimin e duhur të të gjitha ekosistemeve.

Së fundi, kolaps në numrin e insekteve kanë raportuar Gjermania dhe Puerto Rico, por ky hulumtim gjen se kriza është në të vërtetë globale. /Periskopi

SHPËRNDAJE